Krijoni grupe Grrrl-gangs! Everybody – go get organized! Për një feminizëm antiracist, antikapitalist dhe queer!

Rrëshqitja kohët e fundit djathtas e Europës dhe SHBA-së nuk përbën rrezik vetëm për gjithë njerëzit që preken nga diskriminimi racist, por edhe për gratë*1 dhe LGBT*IQ2. Duke patur parasysh zgjedhjet federale të 2017 ekziston frika, se politika do të bëhet edhe më shumë antifeministe sepse deputetët e parë të CDU-së kanë filluar të flasin për krijim koalicioni me AfD dhe kjo e fundit ka bërë të ditur se: “Familja e përbërë nga babai, nëna dhe fëmijët si thelb i shoqërisë… duhet të kthehet sërish në qendër të politikës për familjen.” Pas zhvillimeve të ngjashme në Poloni dhe në SHBA pritet që edhe shteti gjerman nën drejtimin e një të djathtëve të sigurojë gjithnjë e më shumë pushtet mbi trupin e grave*duke i detyruar gratë të kthehen në rolin e tyre gjoja natyror, atë të nënës, dhe duke vështirësuar gjithnjë e më shumë abortin. Fjalimet që flasin për “Gender Mainstreaming” si “eksperimente të dëmshme shoqërore, me shpenzime të mëdha, të financuara nga taksat, që i shërbejnë zhdukjes së ndarjes natyrore të gjinive” (Björn Höcke) nuk lë dyshim, se në shoqërinë e re që pritet të krijojë e Djathta e Re nuk do të ketë vend për ata, që jetojnë jashtë marrëdhënieve heteroseksuale të burrit dhe gruas.

Ndërkohë që gjendja këtu ka qenë e vështirë për t’ u përballuar edhe pa rrëshqitjen djathtas të Evropës. Street Harassment, sulmet seksiste, pushteti i vetëkuptueshëm mbi trupin e gruas*, fajësimi i të prekurve dhe mbrojtja e fajtorëve krijojnë një problem strukturor, i cili mund të quhet si “Rape Culture”, gjë që kohët e fundit u duk haptaz në publik gjatë procesit të Gina-Lisa Lohfink-ut. Përveç kësaj, gratë paguhen mesatarisht 22 përqind më pak se burrat, megjithëse bëjnë një pjesë të madhe të punëve të shtëpisë, punë e cila nuk paguhet. LGBT*IQ vazhdojnë të preken nga diskriminimi juridik dhe ekonomik, nga dhuna verbale dhe fizike. Lufta feministe vazhdon të jetë edhe në vitin 2017 me rëndësi të madhe. Arritjet në feminizëm duhen shtuar dhe duhen mbrojtur nga imazhi gjinor i lëvizjeve të djathta, nga keqpërdorimi racist, nga Rape Culture e përditshme, nga situata e kapitalizmit patriarkal, nga shoqëria dhe shteti heteronormativ3.

Lufta feministe nuk është vetëm luftë për barazinë ligjore, politike dhe ekonomike, për një jetë të pavarur, për të drejtën e arsimit, për ndershmërinë trupore si dhe vetëvendosjen seksuale të të gjitha vajzave*, grave* dhe LGBT*IQ. Ne luftojmë për një shoqëri pa shtypje dhe shfrytëzim! Solidare, kritike dhe kundër gjendjes ekzistuese!

Krijoni grupe Grrrl-gangs! Everybody – go get organized!
Për një feminizëm antiracist, antikapitalist dhe queer!

1 Kur vendosim yje mbas fjalëve “grua”, “burrë” etj, e bëjmë këtë për të treguar se kemi të bëjmë me konstruksione sociale dhe jo me të vërteta biologjike të pandryshueshme. Kur shkruajmë sipas pikëpamjes së aktoreve, të cilat janë definuar për këtë kategori, si për shembull citohen në statistika të caktuara ose përshkruhen nga imazhi gjinor i Të djathtës së Re, atëherë ne nuk e vendosim yllin.

2 Lesbian, Gay, Bisexual, Trans(-gender, -sexual, etj.), Queer dhe Intersex.

3 Heteronormativiteti përshkruan një botëkuptim, i cili e cilëson heteroseksualitetin si “normalen”. Me të lidhet besimi se në botë ekzistojnë vetëm dy gjini dhe këto janë “burri” dhe “gruaja”.

0 Kommentare